BERANE: BIHET DAKORD PËR FORMIMIN E PUSHTETIT LOKAL

0
71

Në Komunën e Beranes u arrit marrëveshja për formimin e pushtetit lokal ndërmjet Koalicionit “Berane e Shëndoshë” dhe Malit të Zi Demokratik. Siç raporton Televizionin e Malit të Zi, seanca konstituive do të mbahet më 10 prill 2018.

Sipas kësaj marrëveshje parashikohet që kryetari i komunës do të jetë nga koalicioni ” Berane e Shëndoshë”, ndërsa Kryetari i Kuvendit nga radhët e Malit të Zi Demokratik.

Në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit, koalicioni “Berane e Shëndoshë”, fitoi 14 mandate, kurse Mali i Zi Demokratik,fitoi katër mandate, të cilat ishin të mjaftueshme për formimin e shumicës parlamentare në atë qytet.

Ndërsa Koalicioni i  përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve , Social Demokratët dhe Partia Boshnjake fitoi 17 vende, të cilët gjatë këtij mandatit do të mbesin në opozitë.

SHARE