VUÇUROVIQ: FD, I GATSHËM PËR PROTESTA

0
6

Fronti Demokratik, është gjithmonë i gatshëm për protesta dhe ato janë pjesë integrale e subjektit të tyre politik, deklaroi anëtari i kryesisë së Demokracisë së re serbe, Jovan Vuçuroviq.

Sipas tij, kjo është e njohur dhe i dallon ata nga organizatat e tjera politike.

Protestat, siç mendon ai, janë “një veprim politik që është i nevojshëm për të rrëzuar diktaturën me dekada në Malin e Zi”.

“Sot duam të lavdërojmë të gjithë ata që e kanë kuptuar atë që nuk e kuptonin deri në vitin 2015. Kujtojmë se që nga ajo datë e deri me sot, nën organizimin e FD-së, janë mbajtur më shumë se njëqind protesta,të qytetarëve dhe shoqatave të lira.

SHARE