RADULOVIQ: ANGAZHIM I PAMJAFTUESHËM I BE-së NË RAJON

0
11

Angazhimi i Bashkimit Evropian në rajon është i pamjaftueshëm, vlerësuan  nga Lëvizjen Evropiane në Mal të Zi dhe i bënë thirrje BE-së që të hapë negociatat me të gjitha vendet e rajonit.

Në Parlamentin Evropian u mbajt paneli me titull “Zgjerimi i BE-së më 2025 dhe pas kësaj”, në të cilin mori pjesë Kryetari i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi, Momçillo Raduloviq.

Radulloviq,  tërhoqi vëmendjen ndaj angazhimit të pamjaftueshëm të BE-së në rajon, si dhe nevojën për të intensifikuar procesin e pranimit.

Siç kumtohet Radulloviq theksoi domosdoshmërinë e investimeve ekonomike të shteteve të BE dhe vendosjen e një balansit midis pjesës politike dhe ekonomike të procesit të pranimit.

Ai i i bëri thirrje Bashkimit Evropian, të hapë negociatat me të gjitha vendet e rajonit.

“Radulloviq ka bërë thirrje BE-së,  të hapë fonde strukturore për përdorim gjatë periudhës së negociatave dhe që vendet e BE-së të rrisin nivelin e investimeve direkte në vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

SHARE