LDSH: PARTITË SHQIPTARE TË QEVERISIN ME KOMUNËN E TUZIT

0
129

Lidhja Demokratike Shqiptare shprehet e gatshme për bashkëpunim të sinqertë, në mënyre qe partitë shqiptare te qeverisin Tuzin, pasi që fitoi statusin e Komunës së plotë.

“Ne shpresojmë që, pas eksperimenteve të shumta të cilat ishin vetëm për ne të papranueshme, të gjitha subjektet politike kanë ardhur në idenë që ne kemi mbrojtur që nga viti 1990. Shpresojmë që pas zgjedhjeve të para në komunën e pavarur do të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar sinqerisht për të mirën e Malësisë dhe qytetarëve të saj dhe për këtë Lidhja Demokratike Shqiptare mbetet e hapur për bashkëpunim të sinqertë “, deklarohet për gazetën “Vijesti” nga LDSH, në krye të cilës është Nikollë Camaj.

Tuzi u bë komunë e plotë nga 1 shtatori 2018, kur hynë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me ç’rast pushon së qeni Komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Sipas gazetës “Vijesti”, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të duhej që së shpejti të përcaktojë datën e zgjedhjeve për qeverisjen e re të Komunës së Tuzit.

Zgjedhjet e fundit në Tuz u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa koalicioni qeverisës në komunë të Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Social Demokratët. Vendimin për shpalljen e Komunës së plotë u mirëprit nga të gjitha partitë e koalicionit qeverisës, si dhe nga partitë e opozitës.

SHARE