ABAZOVIQ – ZAEV: MAQEDONIA ËSHTË SHEMBULL QË PA NDRYSHIME POLITIKE NUK KA STABILITET

0
51

Maqedonia është shembull se si demokracia është e mundur, se mund të fitohet regjimi dhe se elitat e reja politike mund t’i zgjidhin problemet në mënyrë efikase duke treguar se pa ndryshime politike nuk ka stabilitet, deklaroi lideri i Lëvizjes Qytetare URA,Dritan Abazoviq, gjatë takimit në selinë Qeverisë së Maqedonisë me kryeministrin e atij vendit, Zoran Zaev.

Siç kumtohet nga URA, Abazoviq, uroi Zaev, për rezultate e deritanishme, duke vlerësuar se Maqedonia, është shembulli më i mirë, se si zhvillohet vizioni evropian në rajon.  “Unë dua t’ju përgëzoj për dy gjëra.                       Së pari, ju keni arritur të ndryshoni qeverinë pa përhapur konflikte dhe në mungesë të kulturës politike paraardhësi juaj nuk deshi ta linte qeverinë në mënyrë paqësore. Dhe së dyti, ndryshe nga shumica e liderëve të Ballkanit, ju keni luftuar menjëherë me problemin më të madh të Maqedonisë, e kjo është zgjidhja e problemit me dekada me Greqinë”, i pohoi Abazoviq kryeministrit  maqedonas Zoran Zaev.

Siç kumtohet nga Lëvizja Qytetare URA, lideri i tyre bisedoi me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev,  në margjinat e konferencës të organizuar nga Instituti gjerman Aspen.

Tema e konferencës ishte “Kufizimi i ndikimit politik në institucionet e pavarura në Ballkanin Perëndimor”.

SHARE