MOGERINI: ËSHTË KOHA TË SHËROHEN PLAGËT NGA E KALUARA NË BALLKAN

0
27

Siç raporton agjencia Tanjug, Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini,  ka thënë se Ballkani Perëndimor është një pjesë gjeografike e Evropës kështu që mund të bëhet kolektivisht pjesë e BE-së”.

“Është koha për të shëruar plagët nga e kaluara dhe për të marrë hapa të rinj për të garantuar stabilitet në rajon dhe në të gjithë Evropën”, ka thënë Mogerini në blogun e saj personal.

Duke deklaruar se të gjithë gjashtë partnerët ballkanikë në BE, kanë një mundësi unike, shefja e diplomacisë evropiane tha se në muajt e ardhshëm  “partneret kanë, ashtu si edhe ne kemi një mundësi unike për t’i dhënë fund ndarjeve në Evropë dhe për të bashkuar kontinentin tonë”.

 

SHARE