SIMOVIQ: ZGJERIMI I BE-së, NXIT NDRYSHIME POZITIVE

0
7

Procesi i zgjerimit është forca kryesore drejtuese e ndryshimeve pozitive në rajon dhe për këtë, Mali i Zi, është gati të ndajë përvojat dhe rezultatet në proceset e integrimit me të gjithë partnerët, deklaroi zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millutin Simoviq.

Në Samitin e Iniciativës Evropiane Qendrore të mbajtur në Zagreb, ai theksoi se në 12 vitet e fundit, që nga rivendosja e pavarësisë, Mali i Zi, ka konfirmuar qartë angazhimin për veprim të përbashkët brenda këtij mekanizmi rajonal.

Simoviq, theksoi se Mali i Zi ka qenë i përkushtuar për të punuar dhe po punon për të krijuar dhe forcuar lidhjet me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Evropian dhe më gjerë, duke shtuar se roli konstruktiv dhe i sinqertë i Malit të Zi në këto procese është i njohur , prandaj këtë e konsiderojnë si një nga arritjet e tyre të rëndësishme.

“Mësuam nga historia se vetëm një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i sigurt do të thotë një Evropë më stabile dhe më e sigurt.

Prandaj një rajon i sigurt është në interesin e të gjithë partnerëve tonë ndërkombëtarë”, tha Simoviq, duke shtuar se Mali i Zi ka dhënë përgjigjet e tij ndaj sfidave të anëtarësimit në NATO, lidershipit rajonal në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal, si dhe ruajtjen e fondeve multietnike dhe punën e dedikuar për arritjen e zhvillimit ekonomik.

SHARE