DUDA TAKOHET ME GJUKANOVIQ.  PARALAJMËRON VIZITËN E TIJ NË MAL TË ZI VITIN E ARDHSHËM

0
11

Në kuadër të Samitit të liderëve të Konferencës së 24-të,  të Shteteve në Konventën në  Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, bisedoi me nikoqirin e konferencës presidentin e Polonisë, Anxhei Duda.

Siç theksohet  në komunikatë nga Kabineti i presidentit të MZ, Duda vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë jashtëzakonisht të mira dhe konfirmoi “vazhdimin e mbështetjes sëfortë të Polonisë për integrimin evropian të Malit të Zi dhe të rajonit”. “Rajoni juaj është shumë i rëndësishëm dhe ne mbështesim ambiciet tuaja për anëtarësimin në BE”, deklaroi Duda dhe në këtë kontekst ai paralajmëroi vizitën e tij në Malin e Zi dhe  në rajon dhe me këtë rast ftoi Gjukanoviqin ta vizitoi Varshavën, thuhet në komunikatë.

Gjukanoviq, siç shtohet , shprehu kënaqësi për marrëdhëniet midis dy vendeve  si dhe për vizitën e paralajmëruar të presidenti të Polonisë Anxhej Duda në Malin e Zi dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

SHARE