BEÇIQ DHE ABZOVIQ NË BRUKSEL: TË PARANDALOHET PËRSEKUTIMI I LIDERËVE OPOZITARË

0
7

Liderët e Malit të Zi Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare URA, Alleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq kërkuan në Burksel, parandalimin e persekutimit të liderëve dhe deputetëve opozitar.

Beçiq dhe Abazoviq , po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bruksel, në kuadër të cilës do të kenë një sërë takimesh me zyrtarët evropianë dhe anëtarët e Parlamentit Evropian. Dy liderët opozitarë, së pari u takuan me Kryetarin e Këshillit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të Malit të Zi dhe BE-së, David Martin.

Beçiq dhe Abazoviq e njoftuan kreun e POSP-së, siç kumtohet në komunikatë me “situatën aktuale komplekse politike në Mal të Zi, me theks të veçantë në persekutimin e kundërshtarëve politikë që kanë qenë në skenë politike shumë vite me radhë”.

Ata deklaruan se deputetët dhe politikanët e opozitës , gjenden në situatën më të keqe që nga futja e sistemit shumë partiak në MZ.

Ata kujtojnë se dialogu që duhej të fillonte përmes Këshillit të përkohshëm për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor përjetoi fiasko.

“Para edhe se të fillojnë punën, disa anëtarë të Këshillit vetëm se kanë pezulluar punën e tyre, kështu që Këshilli nuk e ka shumicën e duhur prej dy të tretave”, kumtuan nga Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.

SHARE