GJUKANOVIQ – FINI: MALAZEZËT NË AUSTRALI  JANË URË PËR PËRMIRSIMIN E BASHKËPUNIMIT MIDIS DY VENDEVE

Australia e mbështet Malin e Zi, në rrugën e saj drejt BE-së. Ndërsa ka mundësi të shumta për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, mbi të gjitha në nivelin më të lartë dhe më pas në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërsa veprimi i bashkësisë kombëtare malazeze në Australi është urë për përmirësimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, vlerësuan Presidentini i MZ, Millo Gjukanoviq dhe Ambasadorja e Austalisë në MZ, Jullija Fini.

Me këtë rast Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq, e priti në vizitë lamtumirëse, ambasadoren e Australisë në MZ, Jullija Fini.

Siç kumtuan nga kabineti i Gjukanoviq, ambasadorja e përgëzoi  Gjukanoviqin për zgjedhjen e tij si President dhe për pranimin e Malit të Zi në NATO, e që,  siç tha ajo, paraqet një njohje për realizimin e politikës shtetërore malazeze dhe nxitjen për forcimin e bashkëpunimit të të dy vendeve, pasiqë Australia është gjithashtu një partner i rëndësishëm i Aleancës , veçanërisht në atë rajon.

“Si një vend që ka trashëgimi vlerat demokratike evropiane, Australia mbështet fuqishëm Malin e Zi edhe në rrugën e saj drejt BE, deklaroi ambasadorja Fini”.

Me këtë rast Gjukanoviq, falënderoi, ambasadoren dhe guvernatorin e përgjithshëm të Australisë, Peter Kosgro, për urimet dhe inkurajimin  që i bënë  Malit të Zi,  në rrugën e integrimeve.

 

SHARE