KRAPOVIQ: FUNKSIONET NUK JANË MË TË RËNDËSISHMET

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Budvës, konfirmuan dorëheqjen e Kryetarit të deritanishëm të Komunës, Dragan Krapoviq, nga radhët e Demokratëve.

Lidhur me këtë Krapoviq deklaroi se pozitat dhe funksionet nuk janë më të rëndësishmit, por sipas tij më të rëndësishmet janë zhvillimi dhe përparimi i Budvës.

Krapoviq dha dorëheqje në përputhje me marrëveshjen e koalicionit midis Demokratëve dhe Frontit Demokratik.

Zgjedhjet e vitit 2016 kishin një mesazh të qartë se nevojiten ndryshime dhe, siç tha Krapoviq, kësaj edhe ju përkushtua gjatë mandatit të tij.

“Ja arritëm, kemi fituar të gjitha opstruksionet.. Budva sot është komunë financiarisht e qëndrueshme”, tha Krapoviq, duke shtuar se ka nevojë edhe për më shumë punë.

Ai në seancën e Kuvendit të Komunës, deklaroi se mbretëresha e turizmit Budva është forca lëvizëse e zhvillimit të Malit të Zi.

Ndërkaq nga nesër, Kuvendi i Komunës së Budvës, pritet të emërojë Marko Bato Careviq nga radhët e Fronti Demokratik për njeriun e parë  të kryeqendrës së turizmit.

SHARE