RADUNOVIQ: PUNA E KËSHILLIT TË RIPARLAMENTAR ËSHTË NË PILKË PYETJE

0
17

Trajtimi ndaj deputetëve të Frontit Demokratik çon deri te pezullimi i punës së Këshillit të Legjislacionit Zgjedhor dhe i të gjithë procesit tjetër, deklaroi deputeti i kësaj aleancë politike Sllaven Radunoviq.

Ai e tha këtë gjatë takimit në Konferencën e këshillave parlamentar për integrime evropiane të shteteve të përfshira nga procesi i stabilizim asocimit të Evropës Juglindore, i cili mbahet në Kuvend të MZ.

Radunoviq, i cili është Kryetar i Këshillit për integrime evropiane dhe nikoqir i takimit të sotëm, e braktisi seancën pas prezantimit hyrës, në shenjë proteste dhe solidariteti ndaj deputetëve të Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq.

Radunoviq ka thënë se abuzimi i paparashikuar  i sistemit me qëllim të frikësimit të kundërshtarëve çoi deri te ajo që deputeti i  FD-së, të burgoset pas seancës parlamentare pa i hequr imunitetin, ndërsa deputeti tjetër mbetë në hapësirat e Parlamentit, duke ju shmangë arrestimit.

“Njē lëvizje e këtillë e dikujt nga administrata shtetërore dhe e pushtetit çon deri në pezullimin e grupit punues për legjislacionin zgjedhor dhe të gjithë procesit, të cilin Mali i Zi e priste me zell.

Kjo nuk është zgjedhja e FD-së, apo e një numri të madh të njerëzve në pushtet, por është e dikujt që nuk ia dëshiron të mirën Malit të Zi”, deklaroi Radunoviq

SHARE