PARLAMENTI EVROPIAN PËRSËRI KËRKON MBROJTJEN E KRIPORËS

0
10

Në Rezolutën për Malin e Zi Parlamenti Evropian, përsëri kërkoi nga Qeveria e Malit të Zi që të mbrojë Kriporen e Ulqinit, në pajtim me rekomandimet e Studimit të cilin e financon Bashkimi Evropian.

Siç shkruan gazeta ”Vijesti”, mbrojtjen e Kripores së Ulqinit si  në nivel kombëtarë  ashtu edhe në atë  ndërkombëtarë Parlamenti Evropian e kërkoi tash tre herë me radhë.

Lidhur me këtë nga Qeveria e Malit të Zi, kanë kumtuar se në fillim të tetorit ia dërgoi Studimin e mbrojtjes Komunës së Ulqinit, e cila duhet të hap diskutimin publik, e pastaj në mbledhjen e Parlamentit lokal të sjellë vendimin për shpalljen e saj  si Park të Natyror.

SHARE