DMOHOVSKI – MARKOVIQ: POLONIA E MBËSHTET PLOTËSISHT MALIN E ZI NË BE

0
51

Polonia mbështet plotësisht integrimin evropian të Malit të Zi, është vlerësuar gjatë takimit të Kryeministrit të MZ, Dushko Markoviq dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Polonisë në Mal të Zi, Artur Dhmohovski.

Gjatë takimit, siç u kumtua, reciprokisht është konstatuar se dy shtetet mike ushqejnë marrëdhënie të shkëlqyera politike në të gjitha nivelet dhe se egzsiton hapësirë ​​për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik në përfitim të dy anshëm. Markoviq, siç kumtojnë nga Qeveria, shprehu kënaqësinë e tij me rritjen e vitit të kaluar të turistëve polakë në Mal të Zi, ndërsa ambasadori Dmohovski në këtë kontekst vuri në dukje rritjen e mëtejshme të pritshme pasiqë linja ajrore kombëtare polake “LOT”, paraqiti vijën e rregullt Varshavë – Podgoricë.

Polonia, sipas ambasadorit, do të përpiqet të përdorë pjesëmarrjen e saj në procesin e Berlinit dhe takimin e planifikuar të qeverisë në korrik të vitit të ardhshëm në Poznan, me qëllim që të kontribuojë në përparimin e mëtejshëm ekonomik të vendeve në rajon.

SHARE