NGA SOT KOMISIONI I VENECIAS NË MAL TË ZI

0
45

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të qëndrojnë nga sot në Podgoricë, me qëllim që të diskutojnë me zyrtarët e shtetit, përfaqësuesit e pushtetit gjyqësore dhe deputetët, për një zgjidhje  e cila do të parandalontec bllokadën e Këshillit Gjyqësor, e që antarëve të këtij këshillit u skandon mandati më 2 korrik 2018.

Për emërimin e anëtarëve të rinj të këshillit Gjyqësor nga radhët e  juristëve të shquar, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve në parlament. Për momentin këto vota mungojnë për shkak se deputetët e opozitës bojkotojnë punën e parlamentit.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, ka thënë më parë se ajo beson se ekspertët e Komisionit të Venecias do të propozojnë një zgjidhje zhbllokuese e cila do të jetë e pranueshme dhe e qëndrueshme.

Ajo vuri në dukje se situata në të cilën gjindet Këshilli Gjyqësor tregoi të gjitha mangësitë e normës ekzistuese kushtetuese, tha Medenica.

SHARE