BRAJOVIQ: DUHET QËNDRIMI I PËRGJEGJSHËM NDAJ INSTITUCIONEVE

0
50

Të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit duhet të bëjnë përpjekje shtesë dhe të tregojnë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj institucioneve shtetërore dhe proceseve të reformave, deklaroi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

“Që nga rivendosja e pavarësisë, Mali i Zi ka kërkuar dhe marrë mbështetjen e ekspertëve të Komisionit Evropian, për të gjitha ligjet kyçe, prandaj ky është një kontribut të cilin Mali i Zi e vlerëson shumë”, tha Brajoviq.

Brajoviq, theksoi se për shkak të këtij vlerësimi pozitiv në Raportet e Komisionit Evropian mbi kornizën legjislative në të gjitha fushat, ato paraqesin sukses të përbashkët. Në këtë takim, siç u njoftua, u diskutua rreth zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili kërkon mbështetjen e dy të tretave të deputetëve.

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, theksuan se e vlerësojnë  shumë faktin se Mali i Zi, i konsulton ata për të gjetur një zgjidhje ligjore dhe politike për këtë çështje.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord që të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit duhet të bëjnë përpjekje shtesë dhe të tregojnë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj institucioneve shtetërore dhe proceseve të reformës, veçanërisht në njërin nga vitet kryesore për integrimin evropian të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

SHARE