PORTO MONTENEGRO NDRYSHON MALIN E ZI

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq mbështeti planet dhe projektet e zhvillimit të Porto Montenegro, duke deklaruar se ky kompleks ndryshoi, por po vazhdon të ndryshoi edhe më tej Malin e Zi. Markoviq sot bisedoi me drejtorin e Porto Montenegro, David Margason , i cili me këtë rast i mbështeti plotësisht planet dhe projektet e zhvillimit të markës më prestigjioze turistike të MZ.

Siç kumtohet, në këtë takim Markoviqit, ja prezantuan planet dhe projektet e Porto Montenegro, për këtë vit si dhe për vitin e ardhshëm, të cilat përfshijnë ndërtimin e sipërfaqeve sportive, supermarketëve, hapësirave për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive dhe muzikore, zgjerimin e shëtitores kryesore, ndërtimin e disa objekteve të akomodimit dhe hotelerisë, dhe planeve të tjera që do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të ofertës së Porto Montenegro dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Drejtori i Përgjithshëm i Porto Montenegro e njoftoi Kryeministrin e MZ, për shitjet e shkëlqyera të kapaciteteve turistike të këtij resorit, si dhe gatishmërinë për investimet të cilat përfshijnë përdorimin e zonës së Porto Montenegro. Kryeministri i MZ, me këtë rast, përshëndeti planet ambicioze të zhvillimit të zonave të Porto Montenegro, i cili theksoi se përmirësimi i mëtejshëm i këtij resorit konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Malit të Zi , në përgjithësi “, kumtohet nga Qeveria e MZ.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe drejtori i Porto Montenegro David Mergason, ranë dakord që sa më shpejt të bëhet valorizimi i anijeve në “Bijela” , do të jetë vendimtare për kompletimin e ofertës së Porto Montenegro për të riparuar 50-60 mega jahtë në vit, kumtohet nga Qeveria e MZ

SHARE