SIJARTO NË BERANE  ZGJERIMI I BE-së NJË NGA  PRIORITET  E HUNGARISË

Në Berane është hapur Shkolla tradicionale verore e 11-të me radhë për diplomatët e rinj. Në këtë solemnitet folën Ministri i Punëve të Jashtme të MZ, Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Peter Sijarto, koordinatorja e përhershme e sistemit të OKB-së dhe përfaqësuesja e UNDP-së për Malin e Zi, Fiona Mekulini dhe kryebashkiaku i Beranes Dragosllav Shqekiq.

Duke hapur shkollën në Shtëpinë e Themeluesit të diplomacisë malazeze të Vojvodinës Gavro Vukoviq, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të MZ, Srgjan Darmanoviq tha se diplomatët e rinj nga pjesë të ndryshme të botës do të kenë mundësi të përmirësojnë njohuritë e tyre dhe të shkëmbejnë mendime mbi rolin dhe rëndësinë e diplomacisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, kapërcimin e krizës dhe zhvillimin e modeleve të reja të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe të sigurisë në nivel ndërkombëtar.

“Shkolla Verore për Diplomatët e Rinj Gavro Vukoviq, falë punës së përbashkët dhe përkushtimit të të gjithëve, është bërë një forum i njohur për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe opinioneve mbi marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare dhe diplomacinë, e cila tërheq një numër gjithnjë e më të madh diplomatësh nga e gjithë bota”, tha Ministri i Jashtëm malazez.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Peter Sijerto, shprehu kënaqësinë, që ka rastin që në Mal të Zi, të përshëndes diplomatët e rinj nga mbi 30 vende të botës.

Ai tha se Bashkimi Evropian sot përballet me një numër sfidash dhe theksoi se bashkësia dhe bashkëpunimi janë mënyra e vetme që të ballafaqohemi me të. Në këtë drejtim, ai theksoi se politika e zgjerimit është ndër prioritetet e Hungarisë dhe se në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, ajo do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Malin e Zi, si dhe vendet e tjera të rajonit.

SHARE