SALAHEDIN – BRAJOVIQ TË FORCOHEN  MARRËDHËNIET MIDIS EGJIPTIT DHE MALIT TË ZI

Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq tha se shpreson se në themelet e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Egjiptit do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.

Ai tha se bashkëpunimi duhet të vazhdojë, “si në nivel parlamentar, ashtu edhe nëpërmjet intensifikimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit në fushën e tregtisë, kulturës dhe sidomos atij të turizmit”.

Brajoviq u takua sot me Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Malin e Zi, Abderahman Salaheden, i cili me rastin e mbarimit të misionit të tij diplomatik në Malin e Zi, e falënderoi atë për kontributin e tij personal në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi me ecurinë e projektit “Bej Lushtica”,  të konsorciumit egjiptiano-zviceran “Orasko” dhe arritën në përfundim se këto projekte kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë të të gjithë vendit dhe mund të shërbejnë si shembull për investitorët e tjerë të huaj që duan të investojnë në Malin e Zi”, kumtuan nga kabineti i Brajoviq.

SHARE