ADN: “PUSHTETI SULMOI PAVARËSINË E RTMZ-së DHE AME-së”

0
61

Nga Akcioni për të drejtat e njeriut, deklaruan se vitin e kaluar e ka karakterizuar desanti i pushtetit mbi pavarësinë e servisit publik të Radios dhe Televizionit të Malit të Zi dhe Agjencinë për Media Elektronike, duke shkarkuar në mënyrë të paligjshëm dy anëtarët e Këshillit të RTMZ-së, Nikolla Vukçeviq dhe Goran Gjuroviq, kurse Darko Ivanoviq, nga Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike dhe duke mbushur kështu vendet vakante me aktivistë të partisë në pushtet ” thuhet në kumtesë të Akcionit për të drejtat e njeriut.

“Anëtarët e rinj të Këshillit të RTMZ-së, tashmë kanë paralajmëruar realizimin e planit për të zëvendësuar udhëheqjen e RTMZ-së,  në favor të kontrollit të partisë.  Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën kushtetuese të Goran Gjuroviq dhe konsideroi se ai ishte i detyruar të priste rezultatin e procedurës së rregullt qytetare, edhe pse ky rezultat pas dy vjetësh nuk do të ishte në gjendje të sjellë efekte pozitive. Prandaj rreth kësaj ditëve në vijim Akcioni për të drejtat e njeriut, për shkak të Gjuroviqit do ti paraqes kërkesë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, në procedimet mbi padinë e tij, gjykata e rregullt në Malin e Zi ende nuk ka caktuar seancën përgatitore “, kumtuan nga kjo Organizatë me rastin e Ditës botërore të lirisë së shtypit.

Siç deklaruan nga kjo organizatë, Mali i Zi nuk mund të mburret me përparime të nxjerrjes në pah të rasteve më të rënda të dhunës kundër gazetarëve të cilët patën guxim  të hetojnë dhe kritikojnë pushtetin dhe krimin e organizuar, thuhet në kumtesën e Akcionit për të drejtat e njeriut.

SHARE