ABEDIN AXHOVIQ ZGJIDHET KRYETAR I KOMUNËS SË TUZIT KOMUNË NË KUADER TË KRYEQYTETIT

Në seancën e dytë të Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, të mbajtur ditën e sotme Dr.Abedin Axhoviq, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, përsëri u zgjodh Kryetar i Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Në votimin e parë kandidati i PDS-së, Abedin Axhoviq, nuk kaloi pasiqë nga 18 këshilltarë që votuan 16 këshilltarë votuan për dhe dy kundër, pastaj u organizua votimi i dytë, në të cilin Axhoviq, mori 17 vota për dhe një kundër.

Ndërsa nga radhët e opozitës të parët që lëshuan sallën gjatë votimit për kryetar të Komunës ishin këshilltarët e LDSH-së, pastaj në votim nuk morën pjesë as këshilltarët e ASH-së dhe këshilltari i Demokratëve. 

Në rend të ditës për këtë seancë ishin edhe: Propozim vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi financimin e përkohshëm të komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz, për periudhën janar-mars 2018, Propozim vendimi mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz dhe Propozim vendimi mbi vula.

 Pushteti i ri në Tuz, përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve me 14 këshilltarë, Partia Boshnjake me 3 këshilltarë, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me 2 këshilltarë dhe Social Demokratët me një këshilltar.

 Ndërsa opozita përbëhet nga Alternativa Shqiptare me 7 këshilltarë, Lidhja Demokratike Shqiptare me 3 këshilltarë dhe Mali i Zi Demokratik me dy këshilltarë. /TV BOIN/

SHARE