NISIN HETIMET KUNDËR ISH KRYEBASHKIAKUT TË PODGORICËS, SLLAVOLUB STIJEPOVIQ

Prokuroria speciale e Shtetit, ka nisur hetimet kundër ish kryebashkiakut të Podgoricës Slavolub Stijepoviq, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të pastrimit të parave përmes ndihmës.

Prokuroria speciale e Shtetit, gjatë hetimit të ngritur kundër Vllatko Rashoviq dhe të tjerëve, solli vendim për të zgjatur hetimin kundër Kryetarit të Grupit Atlas, Dushko Knezheviq, me arsyetimin bazë se ai ka kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale dhe veprës penale të pastrimit të parave.

Nga Prokuroria speciale e Shtetit, kumtuan se Stijepoviq, është marrë në pyetje si i akuzuar, kurse  për Knezheviq kumtuan, se gjendet në arrati.

SHARE