ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, NË PODGORICË MARSH PROTESTUES

0
99

Unioni i Sindikatave të Lira të MZ, në vend të një shëtitjeje, këtë vit 1 majin, ditën Ndërkombëtare të punës e shënoi me marsh protestues nën sloganin “Për paga më të larta në Mal të Zi”.

Nga  tubim në Sheshin e Argjentinës te Stadiumi i Qytetit në Podgoricë,  ju bë thirrje të gjithë punëtorëve që të bashkohen për të rritur pagat e tyre , përmes rritjes së pagave minimale. Kryetari i Unionit të Sindikatave të lira në MZ, Srgja kekoviq, deklaroi se shteti duhet ti kthehet konceptit e drejtësisë sociale. ”Nuk pranojmë justifikime se nuk ka para. Para ka. Barra e krizës është tek qytetarët”, theksoi Kekoviq.

Përfaqësuesit e Sindikatës, vunë në dukje pozicionin e keq të punëtorëve në shëndetësi dhe arsim. “Sindikati i shëndetësisë nuk do të presë  të papriturën, por do të nisë aktivitete të qarta për zgjidhjen e çështjeve me rëndësi ekzistenciale”, deklaroi Gradimir Rajkoviq nga Unioni i Shëndetësisë së Malit të Zi.

Nga Unioni deklaruan se është detyrë e të gjithë sindikatave të drejta në botë që të mos lejojnë që festimet e Ditës së  1 Majit të bëjnë harresë kolegët e viktimizuar, të cilët luftën e tyre për një të ardhme më të mirë të punës e paguan me jetën e tyre.

Ata mendojnë se çdo thellim i mëtejshëm i dallimeve midis të pasurve dhe të varfërve, rritjes së papunësisë, krijimit të parakushteve për largimin e të rinjve nga vendi në kërkim të punësimit dhe çdo mospërmbushje të mëtejshme të shkeljeve të të drejtave të punës dhe të sindikatave, si dhe mbrojtjes sociale joadekuate do të nënkuptojnë largimin e Malit të Zi, nga arritja e qëllimeve strategjike të parapara në agjendën për punë dinjitoze.

SHARE