FILLIPOVIQ: DO TË PROMOVOJMË POLITIKËN E DYERVE TË HAPURA

0
23

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Malit të Zi, Sllobodan Fillipoviq, gjatë takimit me Drejtoreshën e Evropës Kontinentale të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, Florans Manzhen,  deklaroi se Mali i Zi, do të promovojë politikën e dyerve të hapura të NATO-s.

Bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes të cilat tashmë janë zgjeruar më tej me lidhjen e tyre brenda Aleancës Evrotlantike.  Filipoviq, theksoi rëndësinë e mbështetjes së ofruar nga Franca ndaj perspektivës euroatlantike të Malit të Zi dhe rajonit.

Ai theksoi se Mali i Zi do të promovojë politikën e dyerve të hapura të NATO-s, me bindjen se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në këtë aleancë politiko-ushtarake është kuadri më i mirë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Fillipoviq, e informoi bashkëbiseduesen për aktivitetet më të rëndësishme që janë përpara Malit të Zi , në përputhje me agjendën e NATO-s, me fokus të veçantë në modernizimin dhe pajisjen e Ushtrisë së  Malit të Zi, që ka për qëllim forcimin e kapaciteteve në sistemin e sigurisë kolektive dhe te përballjes së përbashkët me sfidat moderne të sigurisë.

Filipoviq , theksoi se ka besim se me rezultatet e arritura në planin e integrimit euro-atlantik do të kontribuojnë në përparimin e Malit të Zi, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Manzhen, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve në drejtim të përmirësimit të gjuhës franceze për përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe anëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi, si dhe bashkëpunimit në fushën e aviacionit.  Ajo gjithashtu vuri në dukje se Republika e Francës është e gatshme të mbështesë Malin e Zi,  në forcimin e kapaciteteteve të saj për të vepruar në situata emergjente.

SHARE